Maliqi: I bindur se nuk merr asnjë votë nga shqiptarët, Rama si “cjapi te kasapi” te Presidenti

Deputeti Lefter Maliqi ka komentuar takimin e Kryeministrit Edi Rama me Presidentin Ilir Meta në Presidencë.

Në një postim në Facebook, Maliqi shprehet se “Ramziut nuk i kanë dalë mirë llogaritë, është bindur që nuk merr asnjë votë nga shqiptarët, dhe kushedi për çfarë i punon mendja tani, që shkon si “cjapi te kasapi” te Presidenti.”

Në vijim postimi i plotë i Maliqit

Ramziu që lëshonte zjarr nga goja për Presidentin, shkoi sot i maskuar zi, (sepse ajo fytyrë nxin edhe e mbuluar), te Kreu i Shtetit.
Çfarë i ndodhi Ramziut që u zbyth sa hap e mbyll sytë?

Çudia nisi që dje, që deklaroi nga Vlora se marrëveshja e detit me Greqinë nuk kalon pa miratimin e Presidentit.

Ramziut nuk i kanë dalë mirë llogaritë, është bindur që nuk merr asnjë votë nga shqiptarët, dhe kushedi për çfarë i punon mendja tani, që shkon si “cjapi te kasapi” te Presidenti.

Opozita e Bashkuar po e lë pa gjumë Ramziun dhe pagjumësia e ka lemerisur, sepse sheh makthe me zullumet e krimet që i ka bërë këtij vendi. Tani është Ramziu që nuk ka parë gjë akoma.

SHKARKO APP