Maliqi: Ramzi dhe kur je në zi nuk heq dorë nga marrëzitë

Deputeti Lefter Maliqi, ka reaguar në lidhje me lajmin se SPAK ka marrë vendimin për sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit. Sipas tij, kushdo që del kundër Rilindjes, gjobitet, kërcënohet dhe dhunohet. ”SPAK-u yt pse nuk heton resortet, bizneset, ndërtimet gjigante të Oligarkëve të tu, se dihet miliardat tuaja, të qeveritarëve tuaj as i afrohen ata jo më ti hetojnë. Ditëzi fundin e ke ndryshe nga ç’ënderron”.

Postimi i plotë

Uji fle hasmi s’fle. S’thone kot i mbyturi te mbyt. Ramzi dhe kur je ne zi nuk heq dore nga marrezitë. Ditezi po pa mbushur 40-tat per gjënë me te shtrenjte qe ka cdo njeri nenen, ti hidhesh e kridhesh ne zullume? Eh ta mendosh dita e trete eshte dita kur shpirti i cdo te vdekuri eshte ne perballje me engjej e demonè se nga do vejé ne Parajse a ne Ferr. Ngushellime per nenen, por a ke ndonje cep zemre qe te lengon? A mendja veç pèr tè liga tè punon? Si mor demon si; ne menyre te pabese urdheron SPAK-un tend te mbyll fjalen e lire, bizneset e Ylli Ndroqit?

Prisje vjeshten o ditezi te kaloje 40-tat dhe vazhdoje me hakmarrjet, padrejtesite, seleksionimet. E di cdo shqiptar qe kush del kundra teje dhe Rilindjes se krimit ti i gjobit, i kercenon, i shantazhon, i dhunon etj, siç bere me zerin kunder te Agon Channel qe i detyrohesh mbi 110 milion euro me taksat e shqiptareve, sic shantazhove Çilin, Lubonjen,godite Lelën, i mbylle emisionet Krastes e Rakipit dhe plot gazetar e analiste qe per ty ditezi jane kazanë. Mekatet e tua nuk kane fund.

Spaku yt pse nuk heton resortet, bizneset, ndertimet gjigante te Oligarkeve te tu se dihet miliardat tuaja, te qeveritareve tuaj as i afrohen ata jo me ti hetojne. Nuk doja te beja politik kete muaj por kur te drejton i keqi vendin e merr dreqi, kur diteziu nuk njeh as zi as qetesi, kur ne pandemi shkaterron Teatrin kombetar dhe gjobit ,kercenon e shantazhon cdo kundershtar nuk rrija dot ne heshtje. Ditezi fundin e ke ndryshe nga ç’ënderron.

SHKARKO APP