Manastirliu, bisedë me homologun maqedonas: Të gatshëm për të ndihmuar në këtë moment të vështirë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një bisedë me homologun maqedonas, Venko Filipçe.

Në një postim në Facebook, Manastirliu tregon se i ka shprehur ministrit maqedonas ngushëllimet për viktimat që humbën jetën në tragjedinë e Tetovës dhe gatishmërinë për të ndihmuar në këtë moment të vështirë.

Gjatë bisedës me kolegun Venko Filipce të Maqedonisë së Veriut, i shpreha ngushëllimet për qytetarët që humbën jetën në tragjedinë e Tetovës, dhe e sigurova për gatishmërinë tonë, për të ndihmuar me të gjitha mundësitë dhe burimet tona, në këtë moment të vështirë për fqinjët tanë“, shkruan Manastirliu në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?