Manastirliu: Mjekët e familjes pjesë e luftës ndaj Covid-19
Pandemia e Covid-19 kërkon staf mjekësor dhe në luftën e egër do të përfshihen dhe mjekët e familjes. Ndryshimin e strategjisë e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në Qendrën Shëndetësore nr. 5 në Tiranë,
“Mjekët e familjes do të ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me Covid-19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara”, tha ministrja duke nënvizuar se, tani luftës kundër coronavirus do t’i bashkohen edhe 1600 mjekët e familjes në të gjithë vendin. Nga ana tjetër, Manastirliu tha se në të gjithë vendin mjekët e familjes kanë kryer më shumë se 40 mijë konsulta online.
“Janë më shumë se 40 mijë shërbime nëpërmjet telemjekësisë që janë ofruar për të moshuarit, për të sëmurët kronikë dhe për ata që kanë dashur të konsultohen me mjekun e familjes për një problematikë shëndetësore apo për një tjetër. Dhe telekonsultat janë duke u kryer në të gjitha qendrat shëndetësore dhe janë duke ndihmuar me mijëra qytetarë, sidomos përsa i përket paketës së barnave të rimbursueshme ku më shumë se 28 mijë paketa të barnave të rimbursueshme kanë vajtur në shtëpitë e pensionistëve mbi 65 vjeç”.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/754655261606103/