Manastirliu në Durrës reagon ndaj studentëve që nuk duan të vaksinohen: Nuk ka më dyshime!

Një javë para nisjes së vitit të ri akademik, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se mësimi nuk do të zhvillohet më i alternuar por në auditore dhe studentët që ta ndjekin duhet të jenë të vaksinuar.

Kemi nisur një aksion do thoja sa i përket vaksinimit të të gjitë personave plus 18 vjeç me fokus studentët, të rinjtë ku vërehet që kemi interes të shtuar.

Gjatë kësaj jave kemi nisur bashkëpunmin me strukturat e arsimit të lartë, vetë rektorët janë të angazhuar me gjithë stafet e tyre për të njoftuar studentët që kjo javë është javë vaksinimi se duke nisur nga java tjetër do duhet të paraqesin kartën e vaksinimit për vijimin e procesit normal mësimor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne të gjithë duam që mos kemi më ndërprerjet ë shkollave, ato mësime që kryheshin në mënyrë të alternuiar, por ajo që synojmë është që mësimi të bëhet në auditore dhe e vetmja mënyrë që mësimi të zhvillohet në auditorë është që të vaksinohemi se është e vetmja armë e njohur nga të gjithë e cila kufizon përhapjen e infeksionit”, tha ministrja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Viti i ri akademik do të fillojë zyrtarisht në datën 18 tetor”, tha Manastirliu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?