Manastirliu: Situata kritike, 265 vatra aktive infektimi. Skenarët për përfshirjen e spitaleve rajonale
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, doli këtë të dielë në një konferencë me gazetarët ku foli për situatën e Covid-19 në Shqipëri, ku teksa e cilësoi si kritike gjendjen, tha se është rritur numri i vatrave të infektimit, ku 76 % e tyre sipas saj janë vatra familjare. Për më tepër, Manastirliu tha se në krahasim me vendet e rajonit, numri i viktimave të shkaktuara nga Covid-19 për 1 milionë banorë është më i ulët. Në konferencën për shtyp, ajo theksoi se është dyfishuar numri i rasteve pozitive ditore në raport me një muaj më parë, ndërsa shtoi se janë 265 vatra aktive infektimi.
”Qytetarët kanë një rol thelbësor në këtë pandemi, të dalim fitues së bashku. Situata është e kontrolluar. Rritja e qëndrueshme e rasteve karakterizon javën që mbyllim, por është një situatë kritike në raport me muajin e mëparshëm ku kemi dyfishim të rasteve. Nëse do të bënim një vlerësim sot, e dini që situata kërkon një analizë ditore. Por ato që e matin në mënyrë më analitike janë incidenca dyjavore si dhe rastet e humbjes së jetëve. Shqipëria qëndron në një incidencë dy javore në 101 raste në krahasim me rajonin që është 1154 banorë. Mjekët dhe infermierët kanë bërë më të mirën e tyre por nuk ja kanë dalë 612 qytetarë dhe nëse do të bënim një vlerësim të fataliteteve për 1 mln banorë, vendi ynë qëndron në 26 humbje jete ndërsa në rajon është 31.5. Vihet re një rritje e numrit të vatrave të infektimit, ato aktive ku 76 % rezultojnë të jenë vatra familjare. Dua të vendos theksin në rëndësinë e rolit që ka çdo qytetar në këtë moment”,- tha Manastirliu.
Manastirliu theksoi se janë rritur kapacitetet e testimeve dhe njoftoi se janë porositur 300 mijë teste të shpejta, ndërsa 200 mijë teste do të vijnë për Shqipërinë në javët në vijim. Ajo apeloi qytetarët që të qëndrojnë në izolim, duke justifikuar në këtë mënyrë akuzat për vonesat në testime.
”Lufta me këtë virus po bëhet në disa fronte, por i pari është qytetari, si reagon në raport me izolimin dhe karantinimin. Komiteti i Ekspertëve ka ndërtuar një strategji që ka rezultuar efektive. Ajo që deri tani është bërë është më e mira brenda mundësive dhe kapaciteteve tona. Numri i testimeve është rritur nga nevoja dhe situata që paraqet epidemia, në funksion të testimit, kontaktet e gjurmimi është i rëndësishëm për të këputur zinxhirin e infektimit. Jemi përgatitur për testet e shpejta, është bërë porosia për 300 mijë teste të shpejta të antigenit. 200 mijë teste do të vijnë për Shqipërinë në javët në vijim. Jemi të përgatitur për të rritur kapacitetet e testimit dhe testi PCR që mbetet metoda më e mirë. I rëndësishëm është izolimi”, u shpreh Manastirliu.
Sipas ministres Manastirliu deri tani janë 400 pacieentë të shtruar në spitale nga 550 që janë kapacitete spitalore, ndërsa po trajnohen stafet për spitalet Covid 4 dhe ata rajonalë. Ajo apeloi që të respketohen masata për të frenuar epideminë. ”Kemi rreth 400 të shtruar nga 550 që janë kapacitete tona po trajnojmë stafet për Covid 4, gati jemi edhe për spitalet rajonale. E kemi vetë në dorë ta frenojmë epideminë, maska, distance, higjiena. Shmangni takimet darkat drejat dhe impenjimet familjare që shkaktojnë riprodhimin e virusit dhe kështu frenohet epidemia”,-tha ajo.
Rimbursimi ambulantor për të sëmurët nga Covid-19 që trajtohen në banesë, do të lehtësojë kostot dhe do të disiplinojë mjekimin në stadin e lehtë dhe të mesëm. Kështu tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë konferencës për shtyp, teksa shtoi se janë rritur infektimet brenda familjes. Ajo theksoi se kjo paketë është propozuar që të miratohet menjëherë.
”Rastet që po trajtohen në banesë, është rritur infektimi dhe brenda familjes ka më shumës e dy. Trajtimi në spital është falas. Grupet e punës kanë punuar non stop. Çdo masë e veprim që marrim dhe e miratojmë ka parësor shëndetin e qytetarëve. Çdo masë që ndërmarrim duhet të sigurojmë financimin e qëndrueshëm. E vetmja gjë e sigurt është që nuk ka asgjë të sigurt në pandemi. Ne do të vijojmë mbështetjen për çdo qytetar dhe çdo nevojë të shëndetësisë për mbulimin shëndetësor universal. Nisur nga kjo masa për rimburimin ambulator në banesë ka qenë pjesë e vjeshtë-dimrit synon t’u lehtësojë kostot e shkaktuara nga trajtimi në banesë të përcaktuara nga ekspertët në udhëzuesin mjekësor. Paketa bazë për trajtimin ambulator do të disiplinojë këto dy stade të lehtë e të mesëm pasi është shqetësim dhe ka kakofoni, duhet të drejtoheni vetëm te mjeku i familjes, apo mjeku specialist, jo recetat në ëhatsapp që dëmtojnë shëndetin dhe buxhetin e familjes. Gjatë gjithë tetorit specialistët tanë punuan për këtë udhëzues, u bazuan në rastet e reja, vatrat e mënyrat e infektimit. Edhe kostot kanë më shumë impakt në buxhetin e familjes. Kjo paketë vjen në momentin e rëndësihëm që do të jetë një tjetër mbështetje për qytetarët që nuk i kemi lënë vetëm me vepra dhe jo me fjalë. Paketa bazë e rimbursimit për trajtimin ambulator është propozuar që të miratohet menjëherë dhe të fillojë të aplikohet nga strukturat tona të shëndetësisë pas mbledhjes së radhës së qeverisë, mjekët janë trajnuar”,-tha Manastirliu.
Manastirliu pranoi se ka vonesa në përgjigjet e tamponëve. ”Unë e di që ne jetojmë në këtë realitet, e dimë se çfarë bëhet jashtë, e dime se çfarë ndodh. Jemi të vetëdijshëm që ka problematika në pandemi, asnjë sistem nuk është bërë për të përballuar pandemi që zgjasin që ka valë ta parë dhe valë të dytë. Nuk është bërë një sistem, duhet të kemi një gjë parasysh duhe të ketë një balancë mes shpejtësisë dhe saktësisë së rezultatut, e cila është thelbësore. 24 deri në 72 orë nga marrja e testit, a ka vonesa po mund të ketë vonesa po përmirësohemi”.