Manastirliu takon drejtorin e OBSH-së: Shëndeti mendor është sfida më e madhe

Në një takim të zhvilluar sot në Gjenevë mes Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, u diskutua për rëndësinë e adresimit të sfidave që solli pandemia, si përgatitja për emergjencat, investimet në sistemet shëndetësore, çështjet e shëndetit mendor si dhe edukimi në vazhdim i stafeve mjekësore.

“Trajnimi dhe edukimi i burimeve njerëzore përmes programeve të përbashkëta ndërmjet shteteve, është një ndër mekanizmat që mund të jenë pjesë e një platforme aktive komunikimi, për të forcuar burimet njerëzore në shëndetësi. Ne kemi interes për pjesëmarrjen në inisiativën e trajnimit dhe edukimit në vazhdim infermierëve me synim rritjen e kapaciteteve dhe standardeve të cilësisë të kujdesit infermieror”, tha Manastirliu, gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Duke folur për shërbimet në nivelin parësor për problematikat e shëndetit mendor në periudhën post-pandemi, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale foli për zbatimin e një strategjie konkrete në kujdesin parësor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne kemi hapur 50 qendrat e para socio-shendetësore dhe synojme ti zgjerojmë dhe me 50 qendra të tjera brenda vitit, duke rritur aksesin e qytetarëve në qendrat e kujdesit parësor për problematikat e shëndetit mendor”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Dr. Tedros, vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria për rritjen e aksesit në shërbime shëndetësore për çështjet e shëndetit mendor.

“Shëndeti mendor është sfida më e madhe, sidomos me impaktin që la pas pandemia e COVID-19, ndaj është e rëndësishme rritja e aksesit në shërbime për shëndetin mendor”, tha Dr. Tedros.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?