Manastirliu: Variantet e reja të Covid-19 mund të kenë hyrë në vend, po rritet numri i të rinjve të infektuar
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama, tha se variantet e reja të Covid-19 mund të kenë hyrë në Shqipëri. Ajo bëri me dije se janë çuar monstra në Berlin për të verifikuar këto dyshime.
”Kemi dyshime se në Shqipëri janë futur variantet e reja të Covid-19. Kemi marrë disa mostra, sigurisht nën ecurinë e eksoertëve, nën indicjen e tyre, bazuar në detaje të simptomave dhe i kemi dërguar në laboratorë të posaçëm. Po çojmë monstra në Berlin për të verifikuar dhe vërtetuar nëse këto dyshime tona do të rezultojnë të vërteta. Rritja ka edhe shkaqe të tjera që lidhen me moszbatimin e masave. Po presim përgjigjet e analizave, por dyshojmë se në vendin tonë kanë hyrë variantet e Covid-19”,-tha Manastirliu.
Nga ana tjetër, ministrja tha se po shtohen numrat e personave të rinj që po infektohen me Covid-19. ”Shumë e lehtë për të bërë testin, për të marrë përgjigjen e tij dhe për të marrë trajtimin e nevojshëm nga mjekët e familjes. Mbi 3 mijë qyetarë kanë përfituar trajtimin e paketës në banesë për sëmundjen. Testimet tona kanë treguar një mesatare të mirë, kemi kapacitete për të trajtuar më shumë. Kemi incidencën dy javore që paraqitet në rritje, niveli i rriskut në vend paraqitet i moderuar. Masat që kemi marrë janë të intensitetit mesatar. Kemi besuar në angazhimin e qytetarëve që duhet të luftojnë pandeminë. Incidence që është më shqetësuese për ekspertët është tek të rinjtë, nga mosha 25-34 vjeç dhe nga mosha 35-44 vjeç. Kjo gjë na bën që të rrisim vigjilencën ndaj masave që kemi aktualisht dhe të mos neglizhojmë. Gjithccka duhet të fillojë me përdorimin e maskave kudo, distancimin social dhe higjiena personale. Edhe shtrimet në spitale janë shtuar gjatë javëve të fundit”.