Mandatet e opozitës, “nul” më 12 janar

Sipas saj, opozitës nuk i ka mbetur më asnjë arsye për të qenë jashtë sallës së Kuvendit, pasi mazhoranca ka përmbushur çdo kërkesë të saj, më e fundit ajo për rregulloren. Për Felaj, nga bojktoi aq sa humb Kuvendi dhe interesat madhorë të vendit, jo më pak po humbin vetë deputetët e opozitës, që sipas saj, janë larg zgjidhjes së problemeve dhe larg elektoratit.

Duke folur për dekretin e presidentit për Guvernator të Bankës së Shqipërisë, Felaj tha se qëndrimi i grupeve parlamentare të PD dhe LSI do të bëhet pubklik në ditët në vijim, por megjithatë fatin e kandidatit e përcaktoi përmes citimit të Kushtetutës dhe ligjit për BSH.

“Qëndrimi do bëhet në ditët në vijim. Kandidatura që ka dekretuar presidenti duhet të ketë dëgjesën e vet në Komision. Kushtetuta flet për diçka tjetër, guvernatori duhetë të jetë pjesë e Këshillit. Kandidatura është jashtë, edhe në këtë pikë nuk kemi shumë kohë. Po kështu, ligji nuk e parashikon. Ndërkaq heqja e kufizimit të shtetësisë nuk është një masë që bëhet për herë të parë, ka raste dhe në Europë. Për vendimin duhet të presim”, ka thënë ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?