Mandatet e Selamit, Tahirit dhe Roshit/ KQZ nis diskutimin për vendimin
Ashtu siç ishte parashikuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot për të marrë një vendim për kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme që kërkon heqjen e mandatit për deputetët e Kuvendit, Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, si për kryetarin e bashkisë Kavajë, Elvis Roshi, si persona që iu ndalohet e drejta të ushtrojnë funksione publike, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit.
Me propozim të përfaqësuesve të maxhorancës, seanca u shty sot, pa marrë një vendim, ndërsa u ra dakord që Komisioni t’i drejtohet organit të akuzës me kërkesën për informacione shtesë lidhur me rastet e tre zyrtarëve.
Sipas ligjit, KQZ ka afat 10 dite, pra deri me 30 dhjetor për të marrë një vendim ne lidhje me mandatet e funksionareve.
Nëse KQZ nuk e bën këtë, atëherë parlamenti mund t’ia heqë këtë të drejte dhe t’ia kalojë Gjykatës Kushtetuese.
DISKUTIMET
Pjese nga debati i sotem ne KQZ
Denar Biba: U vume në dijeni nga Prokuroria e Përgjithshme me informacionin shtesë që kërkuam ne për dy deputetët dhe kryetarin e Bashkisë Kavajë. Nuk është materiali më i mirë i mundshëm, por përgjigja ka ardhur
Avokati i Dashamir Tahirit, Fatmir Braka: Është një info i ri çka do të thotë se ka gjykim të ri.
Denar Biba: Nuk kemi material të ri, pak ka ndryshuar, janë bërë saktësime. Prokuroria i qëndron atyre që kishte parashtruar në fillim për 3 subjektet
Avokati i Tahirit: Prokuroria ka thelluar gabimin e saj. Informacioni është i pasaktë dhe i paplotë.
Avokati i Elvis Rroshit, Theodhori Sollaku: Për Elvis Rroshin nuk ka asnjë datë të një vendimi gjykate. Eshtë momenti të reflektoni me vendimarrjen pasi nuk ka vendim gjyqësor pas asnjë datë. Ne u kemi paraqitur dëshmine e penalitetit nga pala italiane
Avokati i Shkëlqim Selamit, Genci Çifligu: Kemi vendimet e organeve të drejtësisë
Denar Biba: KQZ nuk është gjykatë, dhe kjo është hera e parë që bëjmë procedurë të tillë, dhe po vendosim standardet. Po mundohemi të bëjmë një proces sa më të rregullt ligjor. Por nuk jemi në pozitën e një gjykate e të shqyrtojmë thelbin ato që prokuroria i ka parashtruar komisionit.
Hysen Osmanaj: Forcat politike duhet të lejohen të flasin.
Sollaku: Nuk jam dakord që forcat politike të flasin sa herë të duan. Përsa i përket shqyrtimit të këtyre kërkesave nuk kemi asnjë dispozitë të kodit zgjedhor. Forcat politike e kanë shprehur me votë. Diskutimi i provave të reja ka të bëjë me tavolinën. Forcat politike e kanë dhënë mendimin e tyre në ditën e parë.
Shtjefni: Për Elvis Rroshin ka disa të dhëna të evidentuara. Siç është vepra për përdhunim dhe dëbim. Po ashtu, sipas prokurorisë, Rroshi posedon disa emra. Ai është në kushtet e ndalimit të mandatit. Rroshit duhet t’i ndërpritet mandati.
Osmanaj dakord me ndalimin e mandatit perjete per Rroshin
Anëtari Hysen Osmanaj është shprehur dakord me vendimin e prokurorisë së Përgjithshme për kryetarin e bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi por dhe për Selamin dghe Tahirin
“Periudha e ndalimit është për jetë për Rroshin dhe unë mbështes konkluzionin e Prokurorisë. Per deputetin Shkëlqim Selami, për 10 vjet e ka të ndaluar të jetë funksionar publik. Për Dashamir Tahirin fusha e ndalimit është 5 vjet dhe 9 muaj. Mbështes vendimi e prokurorisë.
KOHA JONË SONDAZH

