Mandati i Holta Zaçajt do të përfundojë më 10 mars 2025

Këtë të hënë Gjykata Kushtetuese ka votuar pro qëndrimit të Gjykatës së Lartë për përfundimin e mandatit të Holta Zaçajt më 10 mars 2025. Vendimi është marrë nga mbledhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj vlerëson se mandati i përfundon pas 12 muajsh. Për të shuar këtë dilemë ajo thirri mbledhjen e gjyqtarëve në Kushtetuese dhe për t’i paraprirë situatave të ngjashme në të ardhmen, ajo deklaroi se ka kërkuar edhe opinionin e ekspertëve ndërkombëtarë të Komisionit të Venecias.

“Gjykata e Lartë në vendimin e saj ka deklaruar zgjedhjen e Znj. Holta Zaçaj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese me mandat të pjesshëm deri në kryerjen e ripërtëritjes në vitin 2025. Duke qenë se nuk ka një datë të përcaktuar për përfundimin e kësaj detyre, bazuar në rregullat e përgjithshme juridike për llogaritjen e afateve, si afat fundor i ushtrimit të detyrës do të duhet të konsiderohet fundi i vitit 2025”, tha Zaçaj dy javë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?