Manfred Weber, presidenti i ri i Partive Popullore Europiane: U rrita pa asnjë privilegj
Partia Popullore Europiane kanë kryetar të ri, ku Partia Demokratike nuk mori ftesë për të votuar në Kongres. Me 89% të votave, delegatët e PPE-së zgjodhën bavarezin 49-vjeçar, gjermanin Manfred Weber, i cili ishte i vetmi kandidat për të udhëhequr formacionin në një periudhë që do të përfshijë zgjedhjet e ardhshme europiane dhe disa zgjedhje kombëtare kyçe për familjen popullore evropiane.
Në fjalimin e tij të parë pasi u zgjodh, Weber falënderoi bashkëpartiakët e tij për mbështetjen e tyre dhe besimin që ata i kanë dhënë “një djali nga (qyteti bavarez) Wildenberg”, ku theksoi se ai u rrit “pa arsim special, pa asnjë titull apo privilegj”.
Weber përballet me detyrën për të udhëhequr aleancën e 81 partive anëtare me profile të ndryshme drejt një unitet më të madh dhe në zgjedhjet evropiane në 2024. Në Parlamentin Evropian, familja e partisë konservatore mban një të katërtën e vendeve. Këtë post e ka mbajtur deri më tani Donald Tusk.