Manja: 6 ligjet e reformës miratohen se shumica ka 88 vota, PD të bashkohet
Politikë E Diel, 2 Maj 2021 04:22
Ulsi Manja, deputet i Partisë Socialiste, njëkohësisht edhe anëtar i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, u shpreh sot në emisionin ”45 minuta” të Denis Mingës në Report Tv se shumica i ka 88 votat për të miratuar 6 projektligjet e Reformës ditën e enjte.
Manja deklaroi gjithashtu se Partia Demokratike duhet t’i bashkohet votimit jo vetëm për ligjin e SPAK-ut, por edhe për 6 ligjet e tjera të cilat i bojkotoi në Komision.
Deputeti i PS-së foli edhe për një pikë tjetër të reformës siç është ligji i vettingut, ku u shpreh se nëse PD çon ligjin në Kushtetuese tregon se është bërë pishman që ka votuar për ndryshimet kushtetuese më 21 korrik.
I pyetur edhe për largimin e mundshëm të Blushit nga Partia Socialiste ditën e sotme me anë të nje letre, Manja deklaroi se nuk kishte informacion nëse Blushi është ndarë përfundimisht nga PS. Nëse po, shtoi Manja, do t’i vinte keq që ndarja erdhi me një letër të botuar në gazetë.
KOHA JONË SONDAZH