Manjani: A quhet mungesë “pa arsye” për më shumë se 6 muaj në parlament e deputetit, që zyrtarisht është nën arrest?!

Nga Ylli Manjani

Një pyetje ligjore kisha unë:
A quhet mungesë “pa arsye”, për më shumë se 6 muaj në parlament e deputetit, që zyrtarisht është nën arrest?!
Mua më duket se ka arsye mungesa. Biles arsye ligjore… Vendimi i gjykatës për arrest është super arsye.
Sa për informacion, Kushtetuta në nenin 71 të saj, përcakton se një nga rastet kur deputeti humbet mandatin është të mungojë pa arsye në Parlament. Një shkak tjetër është kur dënohet për kryerjen e një krimi.
Arben Ahmetaj nuk është dënuar dhe as nuk po mungon pa arsye në Parlament.
Arratisja është raport i prishur i tij me drejtësinë dhe jo arsye ligjore, sipas Kushtetutës për të humbur mandatin.

SHKARKO APP