Manjani: Aman Fevzi mos u hidh vend e pa vend në ujë!
Gazetari Blendi Fevziu është mëse aktiv me video në rrjete sociale, nga çdo cep i Shqipërisë, duke prezantuar dhe trajtuar tema të ndryshme. Por kjo qasje nuk po i pëlqen, madje e ka bezdisur ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjanin. Ai ka një këshillë për gazetarin. ”Nejse, aman Fevzo kujdes”.
Postimi i plotë
Në google e në Facebook me del gjithandej Fevziu, duke u hedhur në det, në liqene, pellgje natyrore. Nuk e di juve, po mua më del gjithandej.
I ka zënë vendin atij që e bënte vjet këtë punë, por e lidhën te 313-ta korbin. Tani pret rezultatin e hetimit të Avokatit të Popullit, se me hetimin e SPAK-ut popullor kreu punë…
Nejse, aman Fevzo kujdes!
Nuk ta kam hallin se mbytesh, po ja ka forca të tjera hetimore që të zhysin… Larg qoftë dmth, po nja 4 a 5 nene nga këto të kodit të ri penal i ka shkelur!
KOHA JONË SONDAZH

