Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:22 Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e dy aksidenteve të rënda të regjistruara gjatë së…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Manjani: Basha të largohet për të shpëtuar PD-në. ”Foltorja” zbuloi kolapsin

Politikë E enjte, 7 Tetor 2021 18:38
Manjani: Basha të largohet për të shpëtuar PD-në. ”Foltorja” zbuloi kolapsin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

”Foltorja” e Sali Berishës për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani zbuloi kolapsin e PD-së zyrtare. Po ashtu ai thotë se lëvizja po rikthen institucionin e shenjtë të votës si dhe po shkon drejt hapit të tretë dhe më të rëndësishëm, atë të largimit të Bashës nga drejtimi i PD-së. ”Unë jam një nga kritizerët historik të Sali Berishës por ai meriton kredo të veçantë sepse realisht po i kthen shpresën PD-së. Ka filluar një proces, diçka po lëviz, ka një debat, ka një diskutim, në fund fare është një burrë që ka dalë në pension në kuptimin biologjik të fjalës, mund të shikonte punën dhe rehatinë e tij. Por nuk po shikon rehatinë e tij, por po përpiqet të ndërtojë një proces”,-tha Manjani për ”Syri.net”.

Përgjigja e plotë

Sikur sot ta ndërpresë këtë lëvizje Berisha, për një arsye, unë mendoj që ia ka arritur qëllimit, për të kuptuar që PD-ja zyrtare është në kolaps. Duhet të fliste dikush në rangun e doktor Berishës për të shuar çdo lloj skepticizmi dhe optimizmi, pasi ka edhe optimistë të frikshëm që thonë se Lulzim Bashës do t’i vijë pushteti duke qëndruar në shtëpi p.sh, as për të dalë në fushatë jo, por të rrijë në shtëpi dhe t’i vijë pushteti llokum.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Unë mendoj që këtë mesazh doktor Berisha dhe kjo lëvizje e ka dhënë, PD-ja e Lulzim Bashës ka kryer punë me politikën, ky mesazh ka dalë. Nëse ka akoma njerëz që nuk e besojnë këtë, është problemi i tyre, por kjo është e dukshme. Duke i hequr atë që është thënë gjithmonë se Lulzim Bashën e mbështet Sali Berisha, por nuk paska qenë kështu, paska qenë një skenar tjetër, e kuptuam, e sqaruam dhe nuk besoj se ka ende ‘peshq’ që i shkojnë nga mbrapa.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Arsyetimi tjetër është që kjo lëvizje e nisur duhet të ketë një kulm. Unë mendoj se objektivi që ka kjo lëvizje për të rikthyer institucionin e votës, cilido qoftë rezultati i saj, por duhet të ketë një votë brenda PD, mendoj se është një mision i shenjtë. Përputhet me të gjitha normat dhe standardet demokratike. Në fund të ditës duhet të vendosë vota, kjo është shumë e rëndësishme, por fatkeqësisht në partinë tona nuk ka vendosur vota, por gara ka qenë proces formal, sepse edhe konkurrencat brenda partive janë fiktive.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Këto janë part one man show, parti me një kryetar dhe të tjerët janë besnikë të kryetarit. Nuk flitet për elita në partitë politike sepse ka kohë që ka humbur debati, arsyetimi, luajaliteti, kontributi dhe konkurrenca brenda partive dhe në mënyrë të veçantë ka kohë që nuk votohet brenda partive. Ndaj kjo lëvizje mund të japë një model që të paktën të votohet, pak rëndësi kanë kualititet, por misioni i shenjtë është që të votohet. Pra, kjo lëvizje ka arritur hapin e dytë të rëndësishëm.

Hapi i tretë i rëndësishëm i kësaj lëvizje dhe suksesi matet me largimin e z.Lulzim Basha, që të jemi konkrete dhe të mos krijojmë iluzione, Lulzim Basha duhet të largohet që të shpëtojë PD. Faza tjetër është drejtimi i ri i PD duhet të krijojë një skemë hapje dhe kjo foltorje duhet të jetë pjesë e shoqërisë, pjesë e debatit social, pra që merr dhe përfshin në vendimmarrjen e saj më shumë se militantët.

Etiketat e lidhura

Lulzim BashaSali Berishaylli manjani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 3 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 1 ore

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore
Para 1 ore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike
Para 1 ore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.