Manjani: Cakaj s‘ka qenë kurrë ministër. Sot u shkarkua Rama nga Ministria e Jashtme

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se ndryshimet në qeveri nuk lidhen me Gent Cakajn, por me shkarkimin e Edi Ramës si ministër i Jashtëm. Në një reagim në Facbook, Manjani thotë se Gent Cakaj nuk figuron si ministër në dokumente, por si zëvendësministër.

Manjani thotë se që të emërohet ministre Olta Xhaçka, duhet që më parë të shkarkohet nga detyra si ministër i Jashtëm, Edi Rama.

“Ore ky Gent Caka nga çfarë detyre u dorëhoq?! Regjistrat publikë të Republikës së Shqipërisë nuk e njohin si ministër. Ndërsa si zëvendësministër ishte njëri prej 20 e kusur syresh që ka qeveria sot. Me thënë të drejtën më shumë më tërhoqi vëmendjen largimi i zëvendësministrit Artan Shkreli, sesa dhënia e dorës pas heqjes e zotin Caka. Ndërkohë, që të emërohet Olta Xhaçka, duhet shkarkuar më parë Edi Rama… Kështu thonë letrat e shtetit…”,- shkruan Manjani.

SHKARKO APP