Manjani: Gabim vatja e Presidentit te Komisioni Hetimor, në atë gjellë qensh
Ylli Manjani, ish-ministri i Drejtësisë, ka dhënë opinionin e tij nëse duhet të shkojë apo jo Presidenti Ilir Meta në komisionin hetimor parlamentar, që është çështja mbizotëruese e politikës këtë të hënë.
Sipas Manjanit, kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit mund edhe të shkojnë, Presidenti jo!
“Nuk mund të shkalafatet Presidenti i Republikës nëpër qorrollepsje politike parlamentare. Presidenti është zyrtari që ka në dorë të kufizojë Parlamentin nëpërmjet të drejtës së vetos. Ndaj them që është gabim vatja e Presidentit aty, në atë gjellë qensh. (Ndjesë qenve)”, shprehet mes të tjerash Manjani.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit:
Për të gjithë ata që më pyetën “mbi ç’ligj Presidenti i Republikës nuk duhet të shkojë tek Komisioni Hetimor”,po ju sjell në vemendje nenin 162 të Kodit të Procedurës Penale.
Nenet e këtij Kodi janë të zbatueshme edhe për procedurat hetimore parlamentare.
Dhe kur Prokurori i shtetit e ka detyrë ti shkojë në zyrë Presidentit të Republikës, Ulsiu po e po! Si Çeço madje.
Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit mund edhe të shkojnë, Presidenti JO!
Ky është një nen që ka të bëjnë me dinjitetin e funksionit Publik dhe jo domosdoshmërisht të personave që e kryejnë arë funksion.
Nuk mund të shkalafatet Presidenti i Republikës nëpër qorrollepsje politike parlamentare. Presidenti është zyrtari që ka në dorë të kufizojë Parlamentin nëpërmjet të drejtës së vetos.
Ndaj them që është gabim vatja e Presidentit aty, në atë gjellë qensh. (Ndjesë qenve).

KOHA JONË SONDAZH

