Manjani i kthehet Ramës: Të puthsha mendjen për fjalët plot logjikë që prodhon

Nga Ylli Manjani

Lapsusi dhe lapsi.
=======
Për arsye elektorale, 36 milionë që paska dashur të harxhojë Luli për trajtimin e mbetjeve në Tiranë, na qenkan më shumë sesa 75 milion që Rama ka paguar deri tani.

Kur të paguhet edhe 75 milionëshi tjetër, gjithsej 150 milionë vetëm në Tiranë, do jenë edhe më pak sesa 36 milionëshi i Lulit, i mbetur në tentativë.!!!

Të puthsha mendjen, për fjalët plot logjikë që prodhon.

Ama Luli bën lapsuse, ndërkohë që Rama i mëshon lapsit.
===============
Nejse, milionat marramendëse të harxhuara dhe që do harxhohen ende për mbetjet janë pasojë e një politike thellësisht të gabuar, jo informuese dhe jo llogaridhënëse.

Publiku, më shumë sesa deklarata çorientuese për milionat dhe,të emrave se kush i merr, duhet të dijë:

1. Përse u zgjodh skema më e shtrenjtë, pra ajo me incenerim, për trajtimin e mbetjeve? Përse jo riciklim, por incenerim?
2. Sa i kushton publikut kjo skemë dhe cila është kurba e rritjes së tarifës në vitet e ardhëshme për trajtimin e mbetjeve?
3. Përse tre inceneratorë, kur sasia e mbetjeve tona është modestisht e vogël? Mos po përgatitet lejimi i djegies së mbetjeve nga jashtë?
4. Cilat janë garancitë teknike e teknologjike të funksionimit të inveneratorëve? Kush paguan në rast incidentesh apo aksidentesh?
5. Ku do depozitohen sasitë e hirit si mbetje nga inceneratorët?
6. Përse paguhen 3 inveneratorë dhe mbetjet janë e se rrugëve ose në venddepozitime të sajuara?

Ja këto janë pyetje që duan përgjigje të thjeshta e informuese.

Mbi përgjigjet e këtyre pyetjebe publiku duhet të kishte zgjedhur skemën më të leverdishsme të trajtimit të mbetjeve të veta. Por askush di asgjë për vendimet e marra, paratë e planifikuara për shpenzim dhe kostot mjedisore.

Publiku dëgjon vetëm shifra marramendëse që dalin pa hesap nga lapsi i qeverisë.

Kjo e fundit sugjeron të merremi me lapsuset e opozitës…

SHKARKO APP