Manjani: Jam dakord argumentet e Metës për paketën anti-shpifje. Zgjidhja është përballja

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cilëson të drejtat argumentet që Presidenti Ilir Meta ka dhënë për kthimin e paketës ligjore “anti-shpifje”. Në një reagim në Facebook, Manjani shprehet se ligjet e Ramës janë një ndërhyrje në lirinë e shprehjes.

Nga ana tjetër, Manjani shprehet se megjithë qëndrimin e kreut të shtetit ligjet do miratohen nga Rama. “Njësoj si me ligjet e tjera që u kthyen me të drejtë nga Presidenti dhe u ri-miratuan me dhunë nga Rama. Fakt është që ato ligje të këqia janë në fuqi. Prandaj zgjidhja e vetme është PËRBALLJA me krijuesin e të keqes dhe jo thjesht me të keqen e radhës që Ai prodhon…”,- shprehet Manjani.

Postimi i plotë në Facebook:

“Jam plotësisht dakort me konkluzionet e Presidentit të Republikës për paketën anti-shpifje.

Ashtu është. Ajo paketë në vetvete është ndërhyrje jo proporcionale dhe e panevojshme për shoqërinë demokratike në lirinë e shprehjes.

Më rëndë nuk ka se ku të shkojë!

Por çështja është se Rama e rrëzon këtë arsyetim të drejtë të Presidentit dhe paketa hyn në fuqi ashtu siç është.

Çështja është se pas këtaj ku ta gjejnë të drejtën ata që goditen nga kjo paketë?!

Njësoj si me ligjet e tjera që u kthyen me të drejtë nga Presidenti dhe u ri-miratuan me dhunë nga Rama. Fakt është që ato ligje të këqia janë në fuqi.

Prandaj zgjidhja e vetme është PËRBALLJA me krijuesin e të keqes dhe jo thjesht me të keqen e radhës që Ai prodhon…”.

SHKARKO APP