Manjani: Kemi rënie në “Doing Business”, por jemi rritur shumë në “Doing Drugs”
Raporti ndërkombëtar për klimën e biznesit në Shqipëri e rendit vendin tonë në nivele më të këqija se 7 vite më parë. Shqipëria është në vend të 82, ndërkoha vendet e rajonit paraqiten shumë herë më mirë. Maqedonia e Veriut në vend të 17, Serbia në vend të 44 dhe Mali i Zi në vend të 50.
Lidhur me këtë raport që vlerëson klimën e të bërit biznes dhe zbatimin e ligjeve në Shqipëri, ish-ministri Ylli Manjani shprehet me ironi se kemi rritje në sektorin e lëndëve nakrotike: “Kemi rënie në “doing business”, por jemi rritur shumë në “doing drugs”. Europa që bëri “gabim historik” e konfirmon këtë rritje…”.