Manjani: Kur bashkëqeverisin PS-PD vendi digjet

 

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani ka  folur sot për idenë e hedhur në media për një bashkëqeverisje mes PD dhe PS. Ai u shpreh se ide të tilla nuk janë serioze dhe vetë drejtuesit e partive e kanë mohuar. Megjithatë, ka shtuar se sa herë që vendi është qeverisur nga PD dhe PD është djegur. Manjani tha se PS dhe PD kanë qeverisur vendin në këto 24 vite pluralizim dhe në rastet e kur kanë bashkëqeverisur i kanë sjellë vendit shumë dëme.

“Nuk e di dhe kjo ka pak rëndësi. Kjo nuk është çështje pakti por sjellje politike. Ka muaj që qarkullon kjo ide që shkon deri në qeverisje PS-PD. Aktorët politikë i kanë mohuar këto gjëra. Mua më shqetëson mendjelehtësia që merren këto gjëra si të vërteta. PS dhe PD e kanë qeverisur këtë vend për 24 vjet dhe kanë bërë çfarë kanë dashur. Vetëm dy herë e kanë qeverisur së bashku, kur është vrarë dhe prerë. Në vitin 1997 u vranë 5 mijë vetë. LSI ka një mision jo të thjeshtë, ne votohemi për të ruajtur ekuilibrin politik. Njerëzit janë lodhur nga qeverisjet e ekstremit të majtë apo ekstremit të djathë”, deklaroi Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manjani ka pranuar ekzistencën e letrës së dërguar nga kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, por ai theksoi se kjo nuk është një çështje partish dhe se kemi të bëjmë me informacion të klasifikuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Janë çështje që i takojnë z. Braho. Është çështje e informacionit të klasifikuar. Nuk mund të jem as dëshmitari, as mohuesi dhe pohuesi. Këto nuk janë çështje partish, Braho është kryetar i Komisionit të Sigurisë. Ai disponon informacion të klasifikuar. Nuk kanë partitë punë në këtë çështje”, u shpreh Manjani në një intervistë për “Shqiptarja.com”.

I pyetur për faktin se në letër flitet për destabilitet, Manjani bëri një lidhje mes çështjes “Doshi” dhe asaj të “CEZ”, por pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e letrës.

“Personazhet që janë sot në lojë nga drejtuesi i DIA-s, apo ky tjetri që thotë më kanë kërcënuar. Janë të njëjtat persona si në çështjen e Durim Bamit. Kanë dhe një mllef ndaj Ilir Metës”, u shpreh ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?