Manjani merr detyrën, flet nga ministria e Drejtësisë

 

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u prezantua të premten në institucionin të cilin ai do të drejtojë ku mori detyrën nga ish-Ministri Drejtësisë, Nasip Naço.

Ministri i ri i Drejtësisë Manjani pak më parë u betua para Presidentit dhe në vijim u prezantua përpara personelit të këtij dikasteri. Gjatë prezantimit të tij, Manjani u shpreh se ne duhet të vijojmë aty ku ish-Ministri Naço e la detyrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E vlerësoj shumë këtë prezantim. Në Shqipërinë tonë të dashur shpesh herë gjërat komplikohen dhe në historinë e shtetit, Naço do të mbahet mend si njeri i qetë dhe prandaj jemi sot në këto arritje. Ky është një vlerësim që unë besoj se duhet theksuar”, tha Manjani.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk do të ndryshojnë prioritetet, por jam këtu për të shprehur vendosmërinë për të vijuar rekomandimet. Bibla e punës sonë, pa asnjë përjashtim është progres-raporti. Po bëmë atë kemi arritur një mision shumë të shenjtë, afrimin e vendit drejt BE-së. Të tjerat janë në plan të dytë”, vijoi ai.

“Duhet të jemi realist. Duhet të vëmë theksin tek lufta pa kompromis drejt korrupsionit. Ne nuk japim drejtësi, ne ofrojmë drejtësi juridike. Që të ofrojmë këtë duhet të qeverisim mirë dhe me ligjshmëri. Me parimet e qeverisjes së mirë që kemi për detyrë për t’ja ofruar qytetarëve shqiptarë. Korrupsioni është armiku ynë”, shtoi Manjani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?