Manjani: Meta njeri super i talentuar për të qeverisur vendin
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaron hapur se kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim duhet të jetë Kryeministri i vendit.
Në një kohë kur LSI nuk ka dhënë ende një përgjigje nëse në zgjedhje do të dalë me Partinë Socialiste, Manjani shprehet se Meta është njeriu i duhur për të qeverisur vendin.
“Unë e shoh Metën si një njeri super të talentuar për të qeverisur Shqipërinë. Afësitë ekzekutive të Ilir Metës, për të qeverisur vendin janë të njohura”, u shpreh Manjani dje në emisionin ‘Opinion’.
Më tej i pyetur për letrën që Meta i dërgoi Presidentit Bujar Nishani, për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për shkak të mosarrestimit të të shumëkërkuarit Klement Balili, ai e cilësoi si një rast të veçantë.
“Rasti është i veçantë edhe për shkak të orëve të harxhuara në lidhje me hetimet rreth kësaj çështjeje, si dhe për faktin se ka patur një interes shumë të madh nga shërbimet partnere nga SHBA në mënyrë të veçantë. Po flasim për një temë që shqetëson opinionin publik, shqetëson realisht edhe sigurinë kombëtare. Është tema e kanabisit dhe realisht meriton një vëmendje më të madhe të institucioneve të shtetit”, deklaroi ai.
I pyetur nëse kjo është tentativë për të hequr qafe akuzat që janë bërë në drejtim të kreut të LSI po edhe ministrit Manjani për Balilin, ai tha se nuk është vendi për të larë mëkatet, por akuzat nga politika nuk kanë munguar asnjëherë dhe se çështja është si është reagimi shtetëror dhe zyrtar për këtë
KOHA JONË SONDAZH

