Manjani: Meta nuk duhet të shkojë tek ai palo komision

Ish-ministri Ylli Manjani thotë se Presidenti i Republikës nuk duhet të paraqitet në komisionin hetimor. Në një reagim në Facebook, Manjani jep argumentet e tij se përse kreu i shtetit nuk mund të merret në pyetje nga disa palo deputetë që nuk përfaqësojnë asgjë tjetër, por vetëm një parlament monist.

Ditën e hënë Presidenti Ilir Meta ka konfirmuar se do të jetë në komisionin hetimor. Po të hënë në Tiranë mbërrijë dhe ekspertët e Komisionit të Venecias, të thirrur nga PS, për të dhënë rekomandime lidhur me kërkesën për shkarkimin e kreut të shtetit.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe vetëm 2 minuta për këtë çështje: Po të ma dëgjonte këshillën, Ilir Meta nuk duhet të shkojë tek ai palo Komision Parlamentar, që ta marrin në pyetje Ulsillarët dhe bullarët e parlamentit monist.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në respekt të betimit Kushtetues, të detyrës së lartë të Presisentit të Republikës, të të gjithë konstatimeve anti kushtetuese që Ai i la bërë këtij parlamenti, por edhe për të mos shmangur vemendjen nga problemet kryesore që ka vendi, thjesht nuk duhet të shkojë tek ai farsë komision!

Ata vijnë vërdallë si pordha nëpër brekë, për t’u zvarritur në pushtet, ndaj nuk iu duhet dhënë kjo mundësi. Qelbën edhe Venecian me kët budallëk.

Vajtja atje e dobëson ndjeshëm rolin e Tij si President. Në njëfarë mënyre zhbën edhe ato qëndrime parimore korrekte që ka mbajtur në respekt të Kushtetutës. Le ta çojnë deri në fund budallëkun që kanë nisur! Pjesmarrja në këtë proçes është thjesht pjesmarrje në budallëk.

Unë kështu mendoj.

Presidenca konfirmon: Meta në Kuvend, të hënën në orën 09:59

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?