Manjani, ndryshe nga Tahiri: Nuk komentoj vendimet e gjykatave

Ndryshe nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ka nisur një fushatë sulmesh ndaj sistemit gjyqësor, gjykatave dhe gjykatësve të veçantë e së fundi edhe KLD –së, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se vendimet e gjykatave nuk komentohen dhe ky është një standard kushetues në republikën parlamentare.

“Nuk paguhem nga taksat e shtetit që të jem komentues dhe analist. Jam Ministër i Drejtësisë dhe si i tillë që në ditën e parë që kam vënë dorën në Kushtetutën e Republikës, kam thënë se nuk do të dëgjoni nga unë asnjë koment për çështje konkrete të vendimeve të gjykatave dhe ky është standard kushtetues në Republikën Parlamentare. Ministrit të Drejtësisë nuk i lejohet të komentojë publikisht mbi vendime konkrete dhe nuk kam ndërmend që të ligjëroj politikisht publikisht, sepse nuk mendoj se fitohet publikisht duke komentuar mbi vendime të caktuara. Detyra kushtetuese e gjykatës dhe e çdo gjykatësi është të gjykojë dhe të dënojë këdo ndaj të cilit ka prova dhe të lirojë cilindo për të cilin nuk ka prova. Në rast se gjyqtari nuk e bën këtë atëherë nuk ka kryer detyrën. Ky është standardi im dhe unë i qëndroj kësaj dhe nuk lëviz asnjë presje nga çfarë kam thënë në këto gjashtë muaj me radhë. Kam bërë thirrje që kushdo që ka qenë një herë në burg në jetën e tij dhe ka detyrë publike, është mirë që të largohet. Ky është një standard moral që nuk ka pse të mos e bëj përsëri si thirrje”, tha Manjani.

Ministri i Drejtësisë komentoi nga ana tjetër arrestimin e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, duke thënë se gjyqësori ka mbështetjen e tij për çdo rast ku respekton ligjin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo është një çështje konkrete që po e shqyrton gjyqësori dhe prokuroria, të cilët kanë mbështetjen e Ministrit të Drejtësisë, për aq kohë sa bëjnë punën në bazë të Kushtetutës dhe ligjit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?