FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani ngre shqetësimin: Ja pse po largohen të rinjtë nga vendi

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani me anë të një reagimi në rrjetet sociale shkruan se është devijim i rëndë kur të rinj që shkojnë në universitet për t’u arsimuar dhe përfundojnë në politikë.

Postimi i Manjanit

Është devijim i rëndë kur të rinj që shkojnë në universitet për t’u arsimuar dhe përfundojnë në politikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Modeli që ndërpret shkollën për t’u bërë deputet apo anëtar partie është dështim, si për rininë ashtu edhe për politikën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky model shton analfabetizmin funksional në politikë.

Shoqëria humb burime njerëzore profesionistësh.

Familjet humbin investimet e tyre për të ardhmën e fëmijëve.

Sistemi edukativ përmbyset i gjithi.

Rinia demotivohet dhe në kushtet e përhapjes së analfabetizmi dhe antivlerave, largohet nga vendi…

Zgjidhje ka, pa dyshim. Po si fillim duhet departizimi i rinisë…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?