Manjani: Opozita dhe Basha duhet mbështetur, Rama u qelb kokë e këmbë në pushtet

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në facebook, thotë se opozita dhe Lulzim Basha duhet mbështetur. Sipas tij, rotacioni politik i pushtetit është përgjigja e pyetjes, “mirë ikin këta po kush do vijë?” Kjo pyetje bëhet gjithmonë kur pushtetarët qelben në karrige.

Ish-ministri thotë se Rama është qelbur kokë e këmbë nga pushteti. Manjani nuk ka nguruar as të komentojë pjesëmarrjen e Presidentit Ilir Meta dje në Komisionin Hetimor dhe kafen e këtij të fundit me Kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

”Mbi të gjitha, të largojmë këtë që u qelb kokë e këmbë në pushtet që prej vitit 1999. P.S. Ky reagim mu provokua nga teori konspirative që miq të mi kanë ndarë me mua dje dhe mbrëmë deri vonë. Teori që bazoheshin tek ngjarjet e djeshme në Parlament, ku Meta piu edhe një kafe me Ruçin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Jashtë konspiracionit. Opozita dhe Lulzim Basha duhen mbështetur, jo se janë më të mirët, por se vendi ka nëvojë të ngutshme për rotacion. Rotacioni është mjeti i vetëm demokratik që mund të ndryshojë diçka. Të paktën duhet të provojmë. Rotacioni politik i pushtetit është përgjigja e pyetjes, “mirë ikin këta po kush do vijë?” Kjo pyetje bëhet gjithmonë kur pushtetarët qelben në karrige.

Ata që kanë radhën do vijnë. Kush të dojë le të vijë por kjo pyetje nuk mund të legjitimojë qëndrimin e të qelburve në pushtet. Unë mbetem përkrahës i filozofisë së grupit dhe jo leader të vetëm por në këto kushte, po le të vijë Basha. Ta provojmë edhe atë.

Por mbi të gjitha, të largojmë këtë që u qelb kokë e këmbë në pushtet që prej vitit 1999. P.S. Ky reagim mu provokua nga teori konspirative që miq të mi kanë ndarë me mua dje dhe mbrëmë deri vonë. Teori që bazoheshin tek ngjarjet e djeshme në Parlament, ku Meta piu edhe një kafe me Ruçin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?