Manjani: Opozita të vihet në krye të zgjedhjeve. Dialogu u minua nga “tritoli politik” Rama
Nga Ylli Manjani –
Opozita e ka kryer misionin e saj duke kontribuar në dialogun politik. Është tashmë kristal e qartë se dialogu u minua dhe sot hidhet në erë nga “tritoli politik” Rama.
Tani është momenti që opozita të vihet në krye të zgjedhjeve, që nuk do jenë të lira, as të ndershme, por janë e vetmja rrugë për të zgjidhur dilemën:
O fundi politik i Edi Ramës, ose fundi demokratik i shqiptarëve! Është detyrë e opozitës të ftojë shqiptarët të dalin në votime, që të tejkalohen pisllëqet elektorale që ka gatitur Rama në kuzhinën e tij të qelbur.
Është detyrë e opozitës që të garantojë se çdo votë do ruhet e do numërohet ashtu siç është. Do jetë mision i vështirë, por krejtësisht i arritshëm. Erën e ka në favor. Opozitën dhe politikën në tërësi nuk e bën koalicioni, por misioni dhe qëllimi i përbashkët!