Manjani: PD në vd*kje klinike, Berishës i ka ngel ora te narkoshteti. Na vë pullë në Europë

Ylli Manjani thotë se PD është në vdekje klinike, dhe nuk e sjell dot në jetë rinumërimi. Për të rinumërimi nuk mund të ndryshojë asgjë në rezultatin e zgjedhjeve.
”PD është në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi. Këtu po diskutohet për një proces rinumërimi, për të bërë një farë riverifikimi për mënyrën se si është numëruar votat, a ka pasur ose jo gabime. Kjo shuan edhe çdo lloj dileme që vota është numëruar mirë ose gabim. Unë nuk besoj se ka devijim në numërim sepse PS dhe PD janë përgjegjëse zyrtare sepse kanë pasur numërues, nëse janë bërë pislliqe do të thotë se janë bërë vet. PD e kanë humbur busullën me deklarata që bënë”, tha ai.
Për të PD nuk është më alternativë në zgjedhje. ”Nuk besoj se PD mund të hyjë në një proces ndryshimi në kushtet ku gjendet. PD nuk identifikon sot asnjë grup social në vend që ta gjejë veten atje. Nuk ka një grup social që të jetë i identifikuar me këtë parti që të mbrojë interesat e tyre. Nuk mendoj se janë më alternativë. Këta hera e fundit që kanë fituar zgjedhjet është 2011 kur fituan bashkinë e Tiranës me ndihmën e LSI dhe ajo është hera e fundit që kanë fituar një palë zgjedhje dhe më vonë ata vetëm kanë humbur”.