Manjani përshëndet vendimin e KQZ-së: Ligji duhet zbatuar me çdo kosto
Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandateve të dy deputeteve Shkëlqim Selami dhe Dashmir Tahiri si dhe kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshit është përshëndetur nha ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Përmes një reagimi të shkurtër në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Manjani shprehet se ligji duhet zbatuar me çdo kosto.
Komenti i plotë i ministrit Manjani
Mesazh i qartë dhe i prerë!
Ligji duhet zbatuar me cdo kosto! Uroj të jetë kjo sjellje korrekte e Institucioneve te Shtetit edhe ne vijimësi!
Kur vendosin Institucionet e shtetit të tjerët heshtin!
Rrespekt për KQZ dhe për Prokurorinë!
Gëzuar vërtetë!
KOHA JONË SONDAZH

