Manjani: Peza, vendi që nuk i bashkoi asnjëherë politikisht shqiptarët
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje me kremtimet e përvitshme që bëhen në Pezë, duke thënë se asnjëherë politika shqiptare nuk u bë bashkë. ”PD, PR, Balli e të tjerë jo e jo. S’kanë qenë ndonjëherë aty. Kurrë nuk i bashkoi Shqiptarët ai vend. Megjithatë kremtohet në bashkim virtual. Teatër absurd, ku vetëm bashkim nuk mund të ketë”.
Postimi i plotë
Peza është vendi që nuk i bashkoi asnjëherë politikisht shqiptarët.
Konferenca e Pezës por edhe kremtimet e saj të përvitshme, ishin dhe mbetet thjesht teatri absurd në emër të pajtimit…
Edhe sot kështu ishte. Udhëheqësi nuk u shfaq fare. Mëkëmbësit e Tij u kujdesën të mbanin distancë nga “armiku” (Presidenti).
Ky i fundit i bëri thirrje Vasilikës, Erionëve por edhe “të çmendurës E” për bashkim.
PD, PR, Balli e të tjerë jo e jo. S’kanë qenë ndonjëherë aty.
Kurrë nuk i bashkoi Shqiptarët ai vend. Megjithatë kremtohet në bashkim virtual…
Teatër absurd, ku vetëm bashkim nuk mund të ketë.
KOHA JONË SONDAZH

