Manjani: Rama flet për krizë dhe iku në Dubai. Protestat janë legjitime dhe Policia ia fut kot

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se kryeministri Edi Rama është i pabesueshëm, sepse flet për krizë dhe luftë dhe vetë shkon në Dubai. Për të çmimi i naftës në botë nuk është i lartë, madje është ulët. Po ashtu ish-ministri thekson edhe se protestat në mbarë Shqipërinë janë legjitime dhe Policia ia fut kot.

”Rama është i pabesueshëm, sepse flet për krizë dhe luftë e vetë shkon në Dubai, u thotë njerëzve që të ecën në këmbë dhe ka një makinë që nuk dihet sa kushton. Në vitet e fundit Rama në krye të qeverisë ka nxjerrë akte normative ku i ka ndëshkuar njerëzit për një maskë dhe dalje pa leje.

Ndërsa tani nuk bën dot një akt për të lehtësuar situatën. Nuk ka nevojë për konsultim këtë herë. Çmimi i naftës në botë nuk është i lartë, madje është ulët dhe nevoja e qeverisë për të ndërhyrë te spekulimet është e domosdoshme.

Protesta është krejt legjitime. Policia ia fut kot, sepse protesta është liri kushtetuese dhe nuk vihet në dyshim. Edhe gjykata kushtetuese ka thënë se nuk duhet pyetur fare policia. Vetëm në polici diktaturash protesta diskutohet”.

SHKARKO APP