Manjani: Rama ka vite që sheh ëndrra me shkrirjen e LSI, po gjithmonë i del e frikshme

LSI këtu ku është nuk erdhi as me ndihmën e imperializimit amerikan dhe as social-imperializimit sovjetik

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se ligji që detyron mediat të transmetojnë falas aktivitetet elektorale të partive politike, është i pazbatueshëm.

Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, Manjani tha se “media është e ftuar të mos e zbatojë dhe asgjë nuk ndodh”.

Për Manjani, qëllimi i fshehtë i këtij ligji është të pamundësojnë partitë e vogla për reklama.

Për pamundësimin e koalicioneve në zgjedhjet e qershorit, Manjani thotë se llogaritë do tu përplasen fytyrës PS-PD.

Ai është i mendimit se LSI nuk do të dëmtohet.

Reklamat falas- Është një ligj që nuk rri si duhet në harmoni me kontekstin ose trupin legjislativ që është në fuqi, bie ndesh me kodin zgjedhor, me ligjin e medias. Kur ligjet bien në konflikt me njëra-tjetrën cënojnë dhe parimin e kushtetuetshmërisë.Është shumë ta thuash është antikushtetues, por krijon përplasje me ligjet ekzistuese. Është ligj i sforcuar që qëndron si zbardhje e një marrëveshje politike. Ngjan me kripën e Mazllëmit tek filmi “ I teti në bronz”. Kjo fabul po përdoret dhe me ligjin e medias. Sigurisht që është e padrejtë, bëhet fjalë për biznes. Ky ligj kështu si është, është i pazbatueshëm, media është e ftuar të mos e zbatojë dhe asgjë nuk ndodh. Opinionit publik do i bëni një nder shumë të madh të mos i transmetoni ato reklama fare në shenjë respekti ndaj opinionit publik dhe ligjshmërisë në vend. Unë do e sugjeroja këtë. Ajo që më shqetëson më shumë është fati se po tentohet të bëhen ndërhyrje të pjesshme dhe të shiten si reforma. Ka çështje shumë më të rëndësishme për të zgjidhur, çfarë do bëhet me reklamat negative, debatet televizive, kush do quhet reklamë dhe si do sigurohet prodhimi i tyre, çfarë do ndodhë me kasetat e partive. Nuk besoj që është kontroll që politika do ti bëj medias, është një vendim infantil, krejt i papjekur.Fsheh një qëllim, qëllimi është që përmes kësaj të fshihet reklama e atyre partive që nuk kanë takat ta bëjnë këtë gjë.Ato që nuk arrijnë të marrin financim nga shteti.Që janë parti të reja, të vogla. Këto do jenë të pamundura të bëjnë reklama. Media do kërkojë faturën. Besoj që nuk ka për tu zbatuar dhe as realizuar. Duhet të rregullojnë situatën ligjore.Ndërhyrje të tilla duhet të jenë pjesë e një pakete shumë më të madhe.

Konfliktualiteti ligjor- Një ligj i thjeshtë që miratohet me më pak se 84 vota në parlament nuk mund të kundërshtojë një ligj që miratohet me 84 vota në parlament si kodi zgjedhor. Në fuqi është kodi zgjedhor. Ligjet e tjera nuk vlejnë, nuk zbatohet. Nëse një parti vjen në media për reklamë dhe nuk paguan nuk transmetohet. Le të jetë ligji. Rruga tjetër është që parlamenti të shfuqizojë kodin zgjedhor por kjo do ta tensionojë marrëdhënien politikë-media në kulmin e fushatës zgjedhore.Do kisha shumë dëshirë të ndodhte, që media të abandonojë këto pislliqe politike dhe të japë informacion. Të shkojë gazetari në terren tek mitingu, të filmojë, të bëjë përmbledhjen.

Koalicionet- Çfarë baze ka kjo që kanë bërë me ndalimin e koalicioneve. Ka nëj logjikë, që ok partitë e vogla ti shkrijmë. Ky është plani permanent i zotit Edi Rama në politikë dhe drejtuesve të PD në vite. Ndërkohë nuk është kështu. Çdo parti kur krijohet mbi bazën e një morie votash. Nuk kuptoj PS, që sa herë ka humbur në zgjedhje ka humbur për shkak të mungesës së koalicioneve, neglizhencës së partive të vogla dhe vazhdon të bëjë të njëjtin gabim. Efekti bomerang është i qartë.Çdo votë që shkëputet është në dëm të partisë së madhe. Nuk është pak Gjinushi dhe Milo, pavarësisht se Rama nuk do të arrijë të bëjë 71. Nuk i ka bërë ndonjëherë. Ishin në 2009 dhe nuk i bënë, ky është sistemi. Edhe PD e dëmton fakti se nuk arrin të bëjë një koalicion me partitë e vogla.PD gjithmonë suksesin në koalicion e pasur tek PR, PDIU, Partia Agrare. Nëse këtë parti nuk arrijnë të mbledhin votat e tyre dhe ti fusin tek thesi i madh i koalicionit, grupimi dëmtohet, i madhi më shumë. Për mua shumë mirë që e kanë bërë se do tu kthehet turive.

LSI- Nuk dua të shtij fall.Partitë tona në vend të fillojnë fushatën dhe prezantojnë programin, fillojnë të shtijnë fall sa mandate do marrin. Por di si drita e syve që partitë politike nuk shkrihen se do një parti tjetër, apo se do një media, se thotë një analist apo dhe Ambasador. LSI këtu ku është nuk erdhi as me ndihmën e imperializimit amerikan dhe as social-imperializimit sovjetik. U zhvillua, krijoi terrenin e vet dhe taktikat elektorale. Eleminim partish nuk bëhet se sheh ëndrra dikush. Qartësisht Edi Rama ka vite që sheh ëndrra me shkrirjen e LSI po gjithmonë i del e frikshme. Do vazhdojë të shohë të njëjtën ëndërr.Partitë, përfshirë LSI, nuk besoj se varen nga këto lloj lëvizjesh që bëjnë të tjerët. LSI është legjitime të prendojë që dalë forcë e parë, pastaj populli shqiptar vendos.

 Kërcënimi i Ramës për prishje të marrëveshjes- Lojë politike që Rama ka kohë që e luan. A thua se i plasi xhani për vettingun? Me vettingun dhe reformën në drejtësi është ai vetë i rrezikuar, më shumë se kushdo tjetër. Përpiqet të bëjë propagandë dhe po i ecën. Vettingu nuk ka lidhje me politikën, ai politikan që flet për të e shkatërron. Nëse politika do ta lërë të punojë e lirë drejtësinë e re, veçanërisht SPAK-un, pastaj do të shohim sa u vlejnë deklaratat këtyre që flasin sot.

Agravimi i rendit në kohë fushatash: Është frika që lind në të tilla raste kur dëgjon ngjarje të rënda të kësaj natyre. Është për të pasur vëmendje të shtuar në zona si Vlora. Janë disa ngjarje të rënda që po bën, kryesisht gjetja e njerëzve të mbytur po bëhet pak si shumë. Ngjarja nuk ka lidhje me këtë që themi, por në kulmin e ndryshimeve në qeveri dhe para fushatës zgjedhore nëse kjo lloj tendence do vazhdojë kështu mund të precipitojë dhe të bëhet e rrezikshme. Qeveria politeknike duhet të marrë masa dhe të ketë vëmendje të shtuar në çështjet e rendit publik. Krimi gjen gjithmonë hapësira në situata të kësaj natyre.

SHKARKO APP