Manjani, Ramës: Nuk ka ushtri që shtien mbi popullin se blen bukë
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas videos së postuar nga kryeministri Rama, i cili pretendoi fillimisht se ishin pamje të marra nga Spanja, ku policët godisnin me shkopinj gome qytetarët, për respektimin e masave kufizuese, në luftën ndaj koronavirusit.
Me një shënim në facebook, Manjani shkruan se “nuk ka polic e ushtar që shtin n’popull që shkon të blejë bukë”.
Më tej, Manjani i thotë kryeministrit se “nuk bëhet dot trim me filma të huaj”, ndërsa shton: “rri aty te Kinostudio Shqipëria e Re. Ka akoma episode nga Plaku Mere…”.
Postimi i plotë:
Nuk ka polic e ushtar që shtin n’popull që shkon të blejë buk, o zotni!!!
Mblidhi ato të shkreta se le nam!
Thuaj me vete “kupa me kapak, kupa pa kapak”. Përsërite prap kur ta mbarosh… Mos harro! Kupa është me kapak…
Po, bëj qejf edhe pak bëj! Trego përralla me polic Algjerianë e helikopterë Amerikanë. Këto të fundit nuk guxon njeri tja tregojë amerikanëve as për shaka e jo si kërcënim.
Nuk bëhesh dot trim me filma të huaj!
Rri aty te Kinostudio Shqipëria e Re. Ka akoma episode nga Plaku Mere… Luaje Mere Fizin se të shkon!
Kujdes, as Sali Protopapën, që do bënte namin “bashkë me gjermanin”, nuk e luan dot. Gjermani shkon lirisht për pazar…
Jeto o gjysh i madh, jeto!