Manjani: Reforma në Drejtësi, ku është zhdukur ONM?!
Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar me ironi rreth Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).
Manjani shkruan se drejtoresha e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera ka mbi një vit e gjysëm që është zhdukur.
Kujtojmë se ONM është një operacion monitorues i ngritur për të mbikëqyrur procesin e vetingut të anëtarëve të gjyqësorit në Shqipëri.
Ja postimi ironik i Manjanit
“A ka dëgjuar njeri për Callaveren e ONM-së.
Për here të fundit kam dëgjuar për të para një viti e gjysëm kur këmbenin letra me Tit Vasilin.”