Manjani: Refuzimi i opozitës për dialog, dogji skenarin e Ramës për një politikë më të egër
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në studion e Ora Neës tha se opozita bëri mirë që nuk hyri në garën politike.
Ai tha se në këtë mënyrë, opozita dogji skenarin e Ramës për të bërë një politikë më të egër.
Manjani shtoi se kryeministri po bën lojë politike dhe nuk shkon në zonat e dëmtuara për të zgjidhur hallet e njerëzve.
Ish-Ministri i konsideroi thirrjet e Ramës për tu ulur në tryezë me opozitën një teatër .
Ylli Manjani: “Fakt është në opozita nuk hyri në garën politike. Padyshim që bëri mirë. Është diçka njerëzore.
Dogji skenarin e Ramës për ta fut lojën politike edhe më egër sesa dukej. Duke mos pasur opozitë do merrej me diçka. Media, qeni. I bërtiti një qeni, kulmi. I bërtiti qenit pusho. Çfarë të them. Një shtetar kur shkon në një skenë të tillë si shkon pa letër pa laps. Mbaj shënim o burri i dheut, mbylle gojën, mbaj shënim se çfarë halli ka. Mund të mos ia zgjidhësh por mbaj shënim. Keni parë ndonjë të mbajë shënime. Më gjeni një zyrtar. Mirë kryeministri që nuk mban se nuk di shkrim e këndim, por më gjeni një zyrtar që mban shënim për hallin që e dëgjoi dhe të shkojë nesër të thojë kjo zgjidhet kështu. Ky është tmerr.
Kjo është gjë që nuk shkon. Ai është në skenar politik, është aktrim. Po përpiqe të ngulë këtë gozhdë, unë jam këtu, jam i keq padiskutim, s’keni tjetër më të mirë. Këta janë shumë keq. Këtë po përpiqet të ngulë. Kjo është loja e tij nuk pyet për tërmet. Janë teatër të gjitha.”