Manjani: Rrezikojmë të bëhemi delja e zezë, 30% e popullsisë…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se ligji aktual zgjedhor rrezikon të lërë pa përfaqësuar rreth 30% të elektoratit shqiptar. Krahas kësaj, ai theksoi se vendi rrezikon të marrë një penalitet tjetër nëse do të pranohet ligji aktual zgjedhor.

“Kodi i ri Zgjedhor është një mish-mash i paqartë. Për herë të parë rriskojmë që ne të konsiderohemi “delja e zezë” e Këshillit të Evropës, sepse minoritetet në Shqipëri, ngelen pa u përfaqësuar në jetën politike në vend dhe ma besoni se kjo nuk ka për të qenë një çështje vogël. Me këtë ligj rrezikon, që mund të mos ketë përfaqësues fare në parlament. Një ndër ligjet me antidemokratike që ka pasur vendi. Nuk janë marrë fare interesat e zgjedhjeve. Me këtë ligj zgjedhor të paktën 30% e atyre, që marrin pjesë në votim të mbeten pa u përfaqësuar ose përfaqësohen keq”, theksoi ai për ”EuroNews”.

Presidenti Ilir Meta, i dërgoi sot një mesazh për reflektim mazhorancës qeverisëse duke kthyer për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor. Kreu i vendit theksoi se ndryshimet kushtetuese në Kodin e ri Zgjedhor janë të njëanshme, jodemokratike dhe diskriminuese.

”Besoj se është në të drejtën e tij kushtetuese dhe nuk ka asgjë për të diskutuar në këtë pjesë. Parimisht ka bërë mirë, sepse mund të krijohet dhe është një mundësi, ndoshta e fundit për të krijuar një situatë tjetër politike, por mbi të gjitha për të shteruar njëherë e mirë këto rregullat zgjedhore. Ligji aktual zgjedhor është një bashkësi nenesh pa kuptim. Gjej nene dhe fut dhe është e vështirë që dikush të lexojë deri në fund një kod Integral, sepse është një ligj i pakuptueshëm dhe krijon përplasje brenda vetes. Ky ligj, që të jetë i drejtë, ka nevojë të kalojë filtrin kushtetues”, tha më tej Manjani.

SHKARKO APP