Manjani: Tërheqja e padisë së Ramës nuk mjafton. Duhet të japë llogari për fakte e publikuara
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar vendimin e Edi Ramës për tu tërhequr nga padia kundër gazetës Bild. Në një reagim në Facebook, Manjani shprehet se kjo nuk është një çështje mes Edi Ramës dhe gazetarit gjerman, por një çështje e drejtësisë.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook:
“Shiheni si e sposton vemendjen Kryeplaku nga thelbi i çështjes me BILD.
“E zgjidha njerëzisht me shefat e BILD..” Ta zëmë se është kështu, e ça pastaj?!
Pyetja në fakt nuk është çfarë zgjidhi Ai për të ardhmen, por ç’përgjegjësi ka për aq sa BILD ka botuar dhe tashmë janë pranuar dhe nga vetë Kryeplaku?!!! Çfarë ka zgjidhur me shefat e BILD, kur audiot janë dokumenta zyrtare shqiptare dhe përmbajtja e tyre është e VËRTETA?! Ato gjenden ende në arkivën publike elektronike të BILD.
Nuk ka hiç rëndësi nëse BILD heton apo boton shkrime të tjera kundër tij në të ardhmen. Me aq sa ka botuar ka provuar qartësisht faktin e zgjedhjeve të vjedhura nga Rilindja. Kaq mjafton, që Edi Rama të japë llogari jo të kërkojë llogari për zullumet që bën vetë.
Kjo nuk është as një betejë Edi Rama kundër Peter Tiede! Tërheqja nga gjyqi e konfirmon këtë gjë. Më vjen keq që mediat e komentues bien preh e strategjisë së tymnajës konspirative, që përdor Kryeplaku për të mos dhënë llogari dhe për të bërë publikun të harrojë krimin elektoral të Dibrës. Edhe njëherë: MJAFTOJNË ATO FAKTE TRONDITËSE, për të filluar kërkimi i llogarisë!
Edhe sikur asgjë tjetër të shkruajë më BILD për Ramën pas kësaj. Dhe më në fund, nuk duhet harruar, KUSH I NXORI ATO MATERIALE NGA SERVERI QENDROR I PROKURORISË dhe, KUSH JA DHA BILD?!”