Manjani thirrje Ditmir Bushatit: Mos u çudit kur në emër të kryetarit të OSBE…
Këtë të martë, Komisioni për Politikën e Jashtme nisi diskutimet për kandidaturën e paraqitur nga Ministria e Jashtme për ambasadore në Greqi, Luela Hajdaraga.
Në këtë mbledhje, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se kandidatura e propozuar nga MEPJ shkel si ligjin, ashtu edhe traditën 100-vjeçare të ambasadorëve shqiptarë në Athinë.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar deklaratën e Bushatit dhe shprehet se nuk duhet të çuditet ”kur në emër të kryetarit të radhës së OSBE, do propozosh Batonin si Sekretar të Përgjithshëm”.
Postimi i plotë
Po Ditmir, po!
Vazhdo mbro parimet e shtetit për caktimin e ambasadorëve.
Mos u çudit kur në emër të kryetarit të radhës së OSBE, do propozosh Batonin si Sekretar të Përgjithshëm… Meqë spo gjeni një konsensual për ta vënë aty..