Maqedoni, DW: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja e më e mirë pas refuzimit të Brukselit

Krizë politikë në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri, Zoran Zaev pas mosmarrjes së datës për hapjen e negociatave nga BE është shprehur në Shkup për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, shkruan agjencia e lajmeve, dpa.

Nga Deutsche Welle

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbajti një fjalim të shtunën (19.10) para kabinetit qeveritar, ku pranoi, se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas vendimit të samitit të BE të premten. Ai është shprehur, se kjo është zgjidhja më e mirë pas dështimit në Bruksel për moshapjen e negociatave. “Duke parë zhvillimet që ndodhën dhe pas konsultave që kam zhvilluar zgjidhja më e mirë dhe për të mos humbur kohë janë zgjedhjet e parakohshme”, tha Zaev pa përmendur një datë të caktuar për zgjedhjet e parakohshme, vetëm se ato duhet të zhvillohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u shpreh kritik ndaj vendimit të BE. “Para dy ditësh u bë një padrejtësi e madhe”, tha Zaev, “ne u bëmë viktima të një gabimi historik”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më parë kreu i partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE, Christian Mickoski pas bërjes publike të vendimit të Brukselit kishte kërkuar zgjedhje të reja “si pasojë logjike”. Kurse presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski u shpreh se megjithë këtë dështim “ne jemi një vend europian dhe kemi të drejtën të jemi pjesë e shtëpisë së përbashkët europiane”, shkruan dpa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?