Maria Le Pen: Shqiptarët që kërkojnë azil duhen dëbuar nga Franca

Marine Le Pen e Frontit Kombëtar në Francë, në një intervistë televizive ka deklaruar se shteti francez nuk duhet të pranojë kërkesat që vijnë nga shtetas shqiptar për azil.

Le Pen, e cila do të garojë mes kandidatëve të djathtë për të qenë kandidate për presidente në zgjedhjet e marsit të vitit të ardhshëm, bëri një deklaratë të tillë në emisioni “Bourdin Direct”.

Sipas saj, as që duhet shqyrtuar kërkesa e tyre dhe jo më t’u jepet statusi i azilantit, duke rekomanduar keshtu debimin e shqiptareve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kërkuesit më të mëdhenj për azil janë shqiptarë, as që duhet t’i pranojmë kërkesat e tyre”, tha ajo gjatë një interviste në emisionin “Bourdin Direct”, me gazetarin francez Jean-Jacques Bourdin, raporton Dita.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtuesja e partisë së ekstremit të djathtë gjithashtu foli për fushatën e saj ku zbuloi se slogani do të jetë “Në emër të popullit”.

“Po slogani im është ‘Në emër të popullit’, është një vizion, kthim te rrënjët e demokracisë, sepse realitetit është se populli është sovran, e cila kohët e fundit ka tendencën që të harrohet. Sidomos në sistemin tonë të votimit, duhet t’i kthejmë pushtetin”, tha Le Pen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?