Mario Çela prangoset në Belgjikë, është vëllai i kreut të bandës së Elbasanit
Mario Çela këtë të martë është arrestuar në Belgjikë, dhe ai është vëllai i kreut të bandës së Elbasanit të goditur dje nga SPAK, Suel Çela. SPAK goditi grupin kriminal të Suel Celës, një organizatë me bazë në Elbasan për trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine dhe shpërndarjen e saj në vende të Bashkimit Evropian. Banda kriminale, e cila synim kryesor ka pasur kontrollin e territorit kryesisht në Shqipërinë e Mesme, sipas SPAK, kishte depërtuar në sistemin e drejtësisë, në polici dhe në media, për të favorizuar anëtarët e organizatës kriminale, për të rënduar pozitën e kundërshtarëve, dhe për të goditur deri në vrasje, pjesëtarët e grupeve rivale të fisit Çapja.