Mark Rutte mahnitet nga zyra e Ramës: Je i veçantë (VIDEO)

Zyra e kryeministrit shqiptar Edi Rama e ka mahnitur homologun holandez Mark Rutte. Rama i tregoi sot zyrën e tij, vendin ku punon. Rutte i tha se zyra është shumë e veçantë, duke treguar se donte që të kishte një letër nga Papa si Rama.

Videoja është publikuar nga Edi Rama në Instagram, ku shkruan se zyra e kryeministrit holandez është më e veçanta që ka parë dhe ndaj priste t’i kthente nderin e mikpritjes miqësore në Tiranë.

“Zyra e Kryeministrit holandez në Hagë është më e veçanta që kam parë dhe prej kohësh prisja t’i ktheja në Tiranë nderin e mikpritjes miqësore që më rezervoi”, shkruan Rama.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

SHKARKO APP