Marrëdhëniet diplomatike, Yuri Kim: SHBA-të krenare që janë miq me Shqipërinë

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim përmes një postimi në Twitter, ka kujtuar rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 15 mars 1991. Nga ana tjetër, ambasadorja shkruan se SHBA-të janë krenare që janë miq, aleatë, partnerë me Shqipërinë. “Pas 52 vitesh të ndarë, më 15 mars 1991, SHBA dhe #Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike. SHBA-të janë krenare që janë miq, aleatë, partnerë me Shqipërinë. Gëzuar përvjetorin!”.

SHKARKO APP