Marrëdhëniet e tensionuara Serbi-Shqipëri në një foto
Serbët nuk e kanë dashur këtë vizitë, pas incidenteve të ndodhura në ndeshjen Serbi-Shqipëri.
Pas ndeshjes, marrëdhëniet mes dy vendeve janë acaruar ndjeshëm.
Për këtë arsye, gjatë ceremonisë dhe më pas takimit që Rama ka pasur me Vuçiç, është vënë re tensioni mes palëve.
Në asnjë moment kamerat nuk i kanë parë dy kryeministrat të buzëqeshin.
Ashtu siç e tregon kjo foto, duket se të dy ata kanë qenë në siklet dhe janë përpjekur të jenë sa më seriozë.