Marrëveshja Kosovë – Serbi, Kryemadhi: Një ditë e veçantë në historinë e Kosovës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi përshëndet marrëveshjen e nënshkruar sot në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

Në mesazhin e saj të përcjellë përmes rrjetit social “Twitter” Kryemadhi deklaron se kjo është një ditë e mirë për Kosovën dhe një hap i madh përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve, njohjes reciproke dhe krijimit të një klime paqeje dhe stabiliteti në rajon.

“Një ditë e veçantë në historinë e Kosovës!

Sot SHBA dhe @realDonaldTrump udhëhoqën procesin e firmosjes së një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është një ditë e mirë për Kosovën dhe një hap i madh përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve, njohjes reciproke dhe krijimit të një klime paqeje dhe stabiliteti në rajon”, shprehet në reagimin e saj, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

SHKARKO APP