Marrëveshja Kosovë-Serbi, Rama: Kjo është rruga e duhur

Kryeministri Edi Rama përshëndet marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në fushën energjetike. Për kreun e qeverisë, kjo është rruga e duhur të cilën dy vendet duhet të ndjekin. ”Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten”, shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas diplomatëve, arritja e marrëveshjes ndihmon në krijimin e rrethanave për takim në nivel të lartë dhe për avancim të dialogut drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Qytetarët e komunave në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok -kryesisht me shumicë serbe, nuk e paguajnë energjinë prej dekadash.

Udhërrëfyesi parashikon që Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës t’i lëshojë licencë për furnizim kompanisë nga veriu, Elektrosever, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore të Kosovës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?