Marrëveshja LDK-PDK, Rama: Mezi presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re në Kosovë

Në një deklaratë për mediat, Kreu i Qeverisë tha se është për tu vlerësuar kthimi i partive politike në realitetin demokratik të vendit.

Ndërsa e konsideroi një vendim jo të lehtë, Rama tha se kjo tregohet edhe koha e gjatë që u desh për marrëveshjen që nga përfundimi i zgjedhjeve të parakohshme në verë.

Sigurisht ky nuk ka qënë as vendimi më i dëshiruar dhe as më i lehtë i dy partive më të mëdha të Kosovës dhe i lidershipit të tyre, por kjo është një zgjidhje e përgëzueshme që meriton mbështetjen dhe inkurajimin më të plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama

LDK dhe PDK kanë vendosur të merren vesh, jo për atë çfarë kanë dëshiruar para zgjedhjeve, por për çfarë u imponon vota e popullit të Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Koha e re e rajonit kërkon nga Kosova marrjen e një roli më aktiv në forcimin e paqes në rajon. Kosovës do i nevojitet nga njëra anë një shumicë e re e fortë për ti përballuar sfidat dhe një opozitë që i imponohet me forcën e argumenteve. 

Si kryeministër i Shqipërisë dëshiroj ti siguroj të gjithë qytetarët dhe palët në Kosovë se Republika e Shqipërisë do jetë në krah dhe në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe qeveria mezi pret të fillojë projektet e përbashkëta me Kosovën”, theksoi Rama.

Gjithashtu Kryeministri shprehu mbështetje dhe inkurajim edhe për opozitën për të vigjiluar qeverinë e re.

Rama tha se sfida dhe vendimarrjet që do të përnballen institucionet e reja janë të vështira.

“Dëshiroj t’i siguroj të gjithë qytetarët dhe të gjitha palët se Qeveria do të jetë në krah të Kosovës. Mezi presim të nisim bashkëpunimin, të çojmë përpara bashkarisht procesin historik të çelur në Berlin”, tha Rama. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?