Marrëveshja me kreun e PD/ Kryemadhi: Meta sërish President, unë Zonjë e Parë kurse Basha Kryeministër
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 paska bërë një marrëveshje me kreun e PD, Lulzim Bashën. E ftuar në emisionin ”Dekalog” në RTSH, Kryemadhi tha se Basha do të bëhej kryeministër dhe Ilir Meta do të merrte një mandat të dytë presidencal.
Po ashtu Kryemadhi shtoi se do të merrte pozicionin e saj si Zonja e Parë pranë Metës, post që para 5 vite e refuzoi dhe mori drejtimin e LSI-së.
“Zgjedhjet e 25 prillit ishin shkëputja përfundimtare e Monika Kryemadhit nga politika. Zoti Basha do merrte kryeministrnë, Meta do merrte mandatin e dytë të Presidentit dhe unë do merrja pozicionin tim si Zonja e Parë”.